AAK në Vushtrri në mbështetje të Ferit Idrizit

16:19 | 07 Nëntor 2021

Kandidat për kryetar të Vushtrrisë, nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferit Idrizi, ka nënshkruar koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës – AAK dega në Vushtrri, për zgjedhjet lokale të 14 Nëntorit.

Idrizi ka theksuar se këtë koalicion e kanë arritur për dy arsye, për të ardhmen e fëmijëve dhe për zhvillimin e Vushtrrisë.

Ndërkaq, dy partitë e koalicionit janë zotuar që ta respektojmë partnerin e koalicionit dhe implementojnë marrëveshjen për mirëqenien e qytetarëve të Vushtrrisë.

Ky është postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

“Të zotuar në qeverisje të mirë, duke harmonizuar programet tona për Vushtrrinë e me besim se do arrijmë të zhvillojmë më shumë qytetin tonë e të krijojmë vende të reja të punës kemi arritur koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës – AAK dega në Vushtrri.

Këtë koalicion e kemi arritur për dy arsye, për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për zhvillimin e Vushtrrisë. Jemi zotuar që ta respektojmë partnerin e koalicionit dhe implementojmë marrëveshjen që kemi për rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Vushtrrisë.

Dalshim faqebardhë, na priftë e mbara”.

Komento: