
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka kritikuar Qeverinë Kurti. Duke thënë se ‘asnjëherë nuk do të kuptohet si duhet VV-ja, Kurti dhe Qeveria aktuale”.
Ai ka dalur me 3 pika duke shpjeguar tri mendësitë që ka VV-ja me Qeverinë.
“1) Nostalgjikët e Jugosllavisë – pra ata që ishin kundër luftës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë. 2) Islamistët – pra ata që deformojnë islamin për politika me agjenda jo shqiptare dhe 3) Enveristët – pra ata që edhe kur u hap Shqipëria refuzuan ta pranojnë se ky lloj komunizmi paska qenë dekadent”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë: