Abraham po transferohet të rivali i Chelseas

23:58 | 15 Korrik 2021

Klubi anglez Arsenal ka shprehur interesim për sulmuesin e Chelseas Tammy Abraham.

Sipas ‘The Telegraph’, Arsenal dëshiron transferimin e Abraham gjatë afatit kalimtar të verës.

Interesim për sulmuesin prej kohësh ka shfaqur edhe West Ham dhe Aston Villa, futbollisti thuhet se dëshiron largimin nga Chelsea dhe po vlerëson ofertat drej tij.

Gunners janë optimist që mund të arrijnë të sigurojnë shërbimet e anglezit, që ka kontratë me “The Blues” deri në qershor të vitit 2023, por mund të largohet gjatë kësaj vere për një shifër rreth 35 milionë euro.

23-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 32 ndeshje me fanellën e skuadrës së tij në të gjitha garat, duke realizuar 12 gola dhe gjashtë asistime.

Komento: