Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri është njëra nga yjet e estradës që shfaqet shumë atraktive me veshjen dhe bukurinë e saj.
Por, ajo shumë shpesh është kritikuar për martesën e saj me një biznesmen nga Maqedonia e Veriut, i cili i ka kaluar të 50-tat, përcjell ORAinfo.
Edhe pse në moshë, këngëtarja është e dashuruar kokë e këmbë në të.
E këtë e dëshmon në çdo paraqitje që bën në publik me burrin e saj, ku nuk mungojnë as puthjet.
Një veprim të tillë, Adelina e ka bërë edhe në festën e Fitër Bajramit.
Të veshur me shumë stil, Adelina po shkëlqen në krahët e burrit dhe djalit të saj. /ORAinfo/