Adelina del me motrat, Zanfina merr gjithë vëmendjen

19:11 | 19 Dhjetor 2018

Adelina Ismaili është këngëtarja kosovare që me stilin dhe zërin e saj u bë e njohur për publikun që në daljen e parë në skenë.

Ajo ka qenë për shumë vite një ndër këngëtaret më aktive dhe më të pëlqyera në skenën e muzikës shqiptare, shkruan ORAinfo

Adelina edhe pse është larguar nga Kosova për pak vite, në të cilat ajo u martua dhe u bë nënë e një djali, tani, ajo është kthyer dhe ka filluar të aktivizohet në mbrëmje e projekte muzikore.

E këtë kohë në Prishtinë, ajo po e shfrytëzon edhe me motrat e saj, Zanfinën dhe Nitën, ku sot kanë dalë të gjitha bashkë, por vëmendjen e merr Zanfina, e cila edhe pse pa grim duket shumë bukur./ORAinfo/

Komento: