Adelina sot ka ditëlindjen, do të befasoheni sa vite ka mbushur

11:12 | 31 Maj 2021

Adelina feston ditëlindjen, ja sa vite mbush.

“Shko” është kënga që i hapi shtigjet e jetës për të vazhduar tutje me sukseset e radhës.

Flasim për këngëtaren Adelina Thaçin, e cila si fëmijë e ka dashur muzikën ndaj edhe karriera e saj fillon qysh në moshë të re, shkruan Kosovarja.

Përveç si këgëtare me hite të mëdha e të pashuara, Adelina është edhe trajnere e vokalit në njërin nga Institucionet e Kosovës.

Sa i përket jetës private këngëtarja është e martuar dhe nënë e dy vajzave.

Sot këngëtarja e dashur për publikun feston ditëlindjen, e cila mbush plot 41 vite jetë.

Ndryshe, para dy muajsh Adelina humbi babain e saj, aktorin e mirënjohur Rasim Thaçin- Cimën.

Komento: