“Adios” Real, dy super-skuadra në garë për Iscon

15:48 | 27 Tetor 2019

Isco nuk do të jetë pjesë e Real Madrid.

Mesfushori spanjoll, Isco pritet të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.

Që nga rikthimi i teknikut Zinedine Zidane në klub, Isco nuk e ka pas tretmanin e duhur te Reali.

Kjo ka bërë që lojtarit t’i soset durimi dhe të vendos për largim nga Los Blancos.

Shumë skuadra të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për të, derisa së fundmi janë Juventus dhe Manchester City në garë.

Real Madridi e vlerëson rreth 55 milionë yllin e tyre, para që nuk janë problem për Cityn e Juventusin.

Gjithsesi në garë për yllin spanjoll mbetën edhe dy skuadrat tjera, Bayern Munich dhe Tottenham Hotspur.

Komento: