Afër 130 mijë konsumatorë preken nga shtrenjtimi i rrymës

15:30 | 08 Shkurt 2022

Rreth 130 mijë konsumatorë preken nga shtrenjtimi i rrymës.

Rreth 130 mijë konsumatorë do të preken nga shtrenjtimi i energjisë elektrike që do të nisë të faturohet nga nesër, ditë e mërkurë, shkruan Reporteri.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka miratuar sot propozimin për vendosjen e bllok tarifave prej 800 kilovatë.

Sipas këtij vendimi të gjithë ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në muaj do të kenë shtrenjtim të rrymës. Për kilovatët e shpenzuar mbi bllokun prej 800 kilovatë, tarifën e lartë apo atë të ditës konsumatorët do ta paguajnë me 12.5 centë ndërsa tarifën e ulët apo atë të natës do ta paguajnë me 5.9 centë. Ndërsa të gjithë ata që shpenzojnë nën 800 kilovatë nuk do të preken nga ky vendin.

Tarifa e ulët për konsumatorët që shpenzojnë nën 800 kilovatë është 2.89 centë në tarifën e ulët apo atë të natës kurse 6.75 centë në atë të lartën apo të ditës. Bllok tarifat do të vlejnë vetëm për konsumatorët shtëpiakë ndërsa për ata komercialë (bizneset) nuk do të ketë.

Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent.

Kryetari i bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu deklaroi se 80% e konsumatorëve janë që shpenzojnë nën 800 kilovatë energji elektrike në muaj.

Komento: