Afër marrëveshja, Martial po transferohet të ky ekip

21:16 | 24 Janar 2022

Sulmuesi francez, Anthony Martial me shumë gjasë do të largohet nga Manchester United.

Martial ka qenë në fokus gjatë kohëve të fundit, për shkak të mungesës së minutave, derisa Rangnick deklaronte se lojtari nuk ka dashur të jetë pjesë e skuadrës. Këto zëra i mohonte Martial.

Tani, lojtari duket se po kërkon për një skuadër të re, ose United po kërkojnë një skuadër për të.

Fabrizio Romano raporton se Manchester United dhe Sevilla janë në bisedime e sipër për kartonin e Anthony Martial, përcjell lajmi.

Sulmuesi francez dëshiron të largohet, sipas tij, dhe Sevilla janë duke negociuar për mbulimin e pagës me Man Utd.

Asnjë marrëveshje nuk është arritur akoma, por Martial dëshiron Sevillan. Nuk ka vend për Tottenham apo Newcastle.

Komento: