Agim Ademi e sulmon fizikisht një zyrtar të Federatës

15:21 | 16 Mars 2022

Përleshje në FFK, Agim Ademi e sulmon fizikisht një zyrtar të Federatës.

Një përleshje ka ndodhur brenda ambienteve të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Rastin për Reporteri e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00 e kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhur në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.

Në media raportohet se është Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ai i cili e ka sulmuar fizikisht një zyrtar të federatës

Komento: