Agim Veliu reagon pasi Lumir Abdxhiku dhe dega në Podujevë u mblodhën për ta shënuar 35 vjetorin e themelimit të LDK’së atje

20:38 | 20 Mars 2025
agim-veliu-reagon-pasi-lumir-abdxhiku-dhe-dega-ne-podujeve-u-mblodhen-per-ta-shenuar-35-vjetorin-e-themelimit-te-ldk’se-atje

Zhvillimet e fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdojnë të komentohen ende.

Së fundmi, ka reaguar sërish ish-deputeti Agim Veliu i cili thotë se LDK ka mbajtur një tubim më 35-vjetorin e partisë, por që sipas tij, hapësira e restorantit nuk ishte e mbushur me simpatizantë e anëtarë të partisë.

Veliu shtoi se ky organizim ‘ i dështuar’ u tentua të mbahej larg syrit të opinionit dhe thotë se nuk ishin të ftuar ”protagonistët e rrugëtimit të suksesshëm politik për tri dekada e gjysmë”.

Postimi i plotë:

Në restorantin gjysmëbosh, në shënimin e themelimit të lëvizjes më të madhe politike në vend, nuk ishin protagonistët e rrugëtimit të suksesshëm politik për tri dekada e gjysmë.

Hiç një pjesë prej të pranishmëve, disa prej tyre – përfshirë dy “liderët” – do të duhej ta shënonin pesëvjetorin e infiltrimit të tyre në LDK.

Komento: