Agjenti i Marash Kumbullës zbulon ofertën e Interit

19:49 | 24 Nëntor 2019

Një nga skuadrat që është përfolur se dëshiron shërbimet e lojtarit është Interi.

Marash Kumbulla është një nga zbulimet më të mëdha në Serinë A për këtë sezon, për shkak të paraqitjeve të shkëlqyera që ka treguar në ndeshjet e kampionatit.

Për shkak të paraqitjeve shumë të mira që ka treguar, në drejtim të futbollistit kanë ardhur interesime nga disa skuadra të mëdha.

Një nga skuadrat që është përfolur se dëshiron shërbimet e lojtarit është Interi, teksa diçka të tillë e ka pranuar edhe agjenti i lojtarit, Xhiani Vitali.

Komento: