Agjenti i Paquetas vjen me deklaratë të papritur

16:57 | 25 Janar 2020

Nuk ka kthim në Brazil për Lucas Paquetà dhe asnjë depresion për lojtarin e Milanit.

Agjenti i tij Eduardo Uram siguron tifozët në lidhje me brazilianin, në deklaratat e raportuara nga calciomercato, përcjell ORAinfo.

“Ne jemi në Itali me Lucas dhe ai nuk është i dëshpëruar. Ai nuk ka pse të depresionohet. Ai shoqërohet nga familja e tij, e mbështetur nga të gjithë. Një kthim në Brazil është përjashtuar absolutisht”, ka thënë ai.

Paquetà kërkoi të përjashtohej nga skuadra për ndeshjen kundër Brescia, para ndeshjes menaxheri i Milanit Frederic Massara foli për brazilianin: “Nuk ka problem me të, ai është një profesionist shumë serioz”./ORAinfo/

Komento: