Agjenti tregon cilën fanell do ta djersitë Milot Rashica pas janarit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Agjenti tregon cilën fanell do ta djersitë Milot Rashica pas janarit

11:34 | 08 Nëntor 2019

Milot Rashica është ndër lojtarët me të kërkuar në Evropë.

Afati kalimtar dimëror nuk do ta lëkundë Milot Rashicën nga Werder Bremeni, sipas agjentit të tij, Altin Lala dhe drejtorit sportiv të klubit, Frank Baumanni.

23-vjeçari raportohet se ka tërhequr interesin nga AC Milani, por Lala përjashton që klienti i tij mund të largohej nga Weserstadioni në janar, transmeton Indeksonline.

“Ndoshta janë të interesuar, por të them lamtumirë në dimër s’bëhet fjalë”, i tha Lala Kickerit.

Drejtori sportiv i Werderit, Frank Baumann, gjithashtu e bën të qartë se Rashica, do të qëndrojë deri në fund të sezonit, por është i vetëdijshëm që klubi mund të mos jetë në gjendje ta mbajë anësorin deri në fund të karrierës së tij.

“Hapi tjetër do të vijë në një pikë. Por përfundimisht jo këtë dimër”, tha Baumanni.

Rashica ka bërë tetë paraqitje për Ëerderin këtë sezon, duke arritur gjashtë gola dhe dy asistime.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!