Ahmeti takoi një pjesë të diasporës në Sidnej të Australisë

14:45 | 03 Korrik 2024
ahmeti-takoi-nje-pjese-te-diaspores-ne-sidnej-te-australise

Në kuadër të vizitës së tij në Australi, Zëvendësministri Ahmeti, takoi diasporën tonë në Sidnej të Australisë, me të cilët pati bashkëbisedim të hapur.

Në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Australi, Zëvendësministri Ahmeti, i falënderoi mërgimtarët për mbështetjen e dhënë për Kosovën në etapat më kritike të saj si edhe sot, me bashkëpunimin e shumanshëm mes komunitetit dhe qytetarëve e bizneseve në Kosovë.

“Poashtu, u diskutua edhe për historikun dhe sfidat me të cilat është përballur komuniteti shqiptar në Australi dhe çështjet e sotme të cilat kërkojnë adresim nga institucionet e Kosovës. Në fund, zëvendësministri Ahmeti, bëri thirrje tek komuniteti për regjistrim dhe falenderoi të gjithë për pjesëmarrje”, njofton MPJD.

 

Komento: