
Aksident në Komoran, dyshohet për të lënduar.
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komoran.
Në fotografitë që kanë ardhur në adresë të Gazetës Online “Reporteri” shihet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, derisa njëra nga to ka pësuar dëme të mëdha materiale.
Sipas dëshmitarëve ka pasur edhe të lënduar pasi autoambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe Policia.