Aksident në Komoran, lëndohet shoferi

23:30 | 03 Dhjetor 2021

Aksidentet në trafik janë shtuar shumë.

Në aksidentin ku u rrotullua një kamion në magjistralen Prishtinë–Pejë, në Komoran, raportohet se ka mbetur i lënduar ngasësi i kamionit.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka treguar se bëhet fjalë për vetaksident.

“Sipas të dhënave që kemi nga terreni, sot më datē, 03.12.2021, rreth 17:35 në rrugën nacionale Prishtine-Pejë, në fshatin Korroticë e Lartë, ka ndodhur nje aksident trafiku me lëndime (vetaksident).

Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendngjarje. Në këtë aksident është lënduar vozitësi i kamionit”, ka deklaruar Policia.

Komento: