Aksident në kryeqytet, një person lëndohet

14:18 | 11 Nëntor 2019

Edhe një aksident ka ndodhur në kryeqytet.

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Prishtinë.

Lexuesit e Indeksonline kanë dërguar foto nga aksidenti, ku shihet një veturë/taksi teksa ka goditur një shtyllë të ndriçimit, të vendi i quajtur “udhëkryqi i Ilirisë”.

Sipas lexuesve, një person ka mbetur i lënduar në këtë aksident.

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.

Komento: