Aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ka të lënduar

20:22 | 11 Nëntor 2021

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Mazgit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, shkruan lajmi.net.

Të njëjtit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 17:40 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë (fshati Mazgit), ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të tri automjeteve në levizje.

Si pasojë e aksidentit, janë lënduar tre persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Komento: