Aksident në Obiliq, lëndohen pesë persona

18:13 | 10 Dhjetor 2021

Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Raskovë të Obiliqit, në të cilin është përfshirë një veturë.

Zëdhënësja e Policisë Florie Ahmeti ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Hetuesit rajonal të njësitit të trafikut, kanë nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti” tha Ahmeti.

Komento: