Aksident në Pejë, ka të lënduar

13:42 | 11 Nëntor 2019

Aksidentet janë shtuar shumë në vendin tonë.

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në Pejë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë tri vetura.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në mes tri automjeteve në fshatin Ozdrim të Pejës..Tre persona kanë mbetur të lënduar. Njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ibraj

Me rastin po merren njësitet përkatëse policore.

Komento: