Aksident trafiku në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, ka të lënduar

16:03 | 24 Dhjetor 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë-Kosovë-Prishtinë, afër objektit të AKI-së.

Në fotografitë e siguruara nga Express shihen disa persona që kanë marrë lëndime e disa të tjerë që janë ndalë për t’iu dhënë ndihmë atyre.

Gazeta ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjes.

Komento: