Aksion për largimin e objekteve montazh në Prevallë

15:34 | 21 Nëntor 2019

MMPH me aksion për largimin e objekteve montazhë në Prevallë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nisur aksionin për largimin e disa objekteve montazhë në Prevallë.

Sipas vendimit të MMPH-së parashihet largimin i 14 objekteve që përfshijnë kamp shtëpiza dhe kiosqe.

Kjo ministri iu ka dërguar një kërkesë më datën 22 gusht banorëve për t’i larguar vetë, por nuk është zbatuar nga ata.

Banorët e kanë kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Mjedisit.

Sipas MMPH-së arsyeja e largimit të këtyre objekteve është se vendosja e tyre nuk ishte e bazuar me planin rregullues dhe po i japin pamje të keqe Prevallës.

Disa prej tyre janë larguar ditën e sotme, kurse aksioni pritet të vazhdojë edhe nesër.

Komento: