Akt heroik nga mbrojtësi i Manchester Unitedit

20:02 | 24 Gusht 2020

Mbrojtësi i Manchester Unitedit ka bërë një akt heroik në Suedi.

Mbrojtësi i Manchester United, Victor Lindelof, ka bërë një akt heroik në vendin e tij, Suedi.

Sipas raportimeve të medieve në Suedi, Lindelof, ka penguar kryerjen e një vjedhje.

Aftonbladet raporton se mbrojtësi i Manchester United ka ndaluar një hajdut të vjedh çantën e një gruaje të moshuar.

Madje 26 vjeçari, ka arritur të mbajë personin derisa ka arritur policia.

Lindelof është me pushime në Suedi, ndërsa në sezonin e fundit për Manchester United në Premierligë është paraqitur në 35 ndeshje.

Komento: