Alain Giresse publikon listën e Kosovës për ndeshjen ndaj Zvicrës dhe Burkina Fasos

15:49 | 18 Mars 2022

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.

“Dardanët” do të përballet kundër Burkina Fasos, më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Zvicrës, më 29 mars në Cyrih.

Trajneri francez më 21 mars do të paraqitet në konferencë për media në orën 11:00.

Ndërsa stërvitja e parë do të mbahet më 22 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 16:00.

Komento: