Alarmohet Interi, Barcelona pas super lojtarit të zikaltërve

21:46 | 13 Tetor 2019

Interesimi i Barçës për Martinezin alarmon Interin.

Interesimi i Barcelonës për Lautaro Martinezin ka bërë që klauzola prej 111 milionë eurosh për largim nga Interi të mos jetë më masë sigurie për klubin italian.

Argjentinasi 22-vjeçar vazhdimisht po kërkohet nga katalonasit, me rekomandim të Lionel Messit.

Ai ka nëntë gola në 14 paraqitje për kombëtaren, ndërsa sipas “Tuttosportit”, klauzola e tij prej “vetëm” 111 milionë eurosh nuk po shihet më si siguri nga Interi.

Për këtë arsye Interi ka nisur negociatat për kontratë të re që do të rriste klauzolën e lojtarit.

Ai ka kontratë deri më 2023.

Komento: