Allegri aty ku pak kush e priste

20:58 | 29 Tetor 2019

Massimiliano Allegi duket se të ardhmen e tij si trajner do ta ketë në Premierligë.

Ish trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, shumë shpejtë mund t’i rikthehet bankinës.

Trajneri italian është duke u kërkuar nga Arsenal, si pasues i Unai Emery raportojnë mediet e huaja, përcjell lajmi.

Allegri ka qenë i papunë që nga nga fundi i sezonit të kaluar, kur kishte ndërprerë bashkëpunimin me Juventus.

55 vjeçari edhe në të kaluarën është lidhur me një kalim në Premierligë, duke u përmendur skuadra si Chelsea, Tottenham dhe Manchester United.

Komento: