Allegri i jep një ‘goditje’ të madhe Arsenalit

20:08 | 29 Nëntor 2019

Duket se Allegri e ka refuzuar Arsenalin.

Ish trajneri i Juventus, Massimiliano Allegri ka refuzuar skuadrën e Arsenal.

Arsenal gjatë ditës së sotme ka ndarë rrugët me trajnerin Unai Emery, duke e lënë pa lider stolin e skuadrës.

Sipas raportimeve të medieve italiane, emri i parë i kontaktuar nga ‘Gunners’ ka qenë ai i Allegrit.

Allegri, sipas ‘Gazzetta dello Sport’, thuhe të ketë refuzuar mundësinë për të drejtuar skuadrën e Arsenal, transmeton lajmi.

Duket se dëshira e italianit është që të kthehet në futboll gjatë verës, kurse kohën e mbetur ta shfrytëzojë për pauzë.

Bayern Munich, Paris Saint Germain dhe Manchester United janë gjithashtu skaudrat që duan shërbimet e Allegri.

Komento: