Allegri merr vendim të papritur

17:11 | 30 Nëntor 2019

Për Massimiliano Allegri, pushimi vazhdon. Ish menaxheri i Juventusit ka qenë i lidhur me disa klube në muajt e fundit, më së fundmi me Arsenalin.

Sidoqoftë, përgjigjja ka qenë gjithmonë e njëjtë: ai do të presë deri në verë.

Siç shkruajnë La Stampa dhe Gazzetta Dello Sport , Allegri ishte i preferuari për të marrë përsipër punën në Arsenal, por kjo nuk do të ndodhë. Menaxheri është duke shijuar pushimin e tij, duke rikuperuar energjinë dhe kohën që kishte humbur në pesë vitet e fundit,përcjell ORAinfo.

Allegri është vendosur të qëndrojë larg deri në verë, siç edhe ai vetë e ka përmendur. Në atë mënyrë, ai do të ketë më shumë kohë për të vlerësuar ofertat, si dhe projektet e paraqitura atij. Bashkimi në mes të sezonit nuk është kurrë e lehtë për një menaxher./ORAinfo/

Komento: