Allegri në Londër, po e merr drejtimin e United?

15:29 | 02 Tetor 2019

Allegri duket se ka gjetur skuadrën e re.

Massimiliano Allegri mund të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester United.

Tekniku italian, në mbrëmjen e djeshme ishte i pranishëm në ndeshjen mes Tottenham-Bayern Munich (2-7) në Londër, por sikurse raportojnë mediat angleze, ish-trajneri i Juventusit dhe Milanit mendohet se mund të marrë në të ardhmen e afërtë drejtimin e Manchester United.

Nuk dihet nëse diçka e tillë do të ndodhë, sepse deri më tani, drejtuesit e klubit të United, i kanë dhënë besimin e plotë teknikut Ole Gunnar Solskjaer, por megjithatë mbetet për t’u parë diçka e tillë. Kujtojmë që Allegri, gjithashtu është edhe një ndër kandidatët për të marrë drejtimin e skuadrës së Milanit në Serie A.

Komento: