Almeda dhe Çenari bëhen prindër për herë të parë, dalin pamjet e para të djalit

11:14 | 06 Maj 2019

Modelja e njohur shqiptare, Almeda Abazi-Sayışman dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman janë bërë prindër për herë të parë.

Raportohet se Almeda solli në jetë djalin sot rreth orës 05:00.

Foshnja lindi me peshë prej 3 kilogramë dhe 285 gramë, 50 cm i gjatë.

Çifti kanë vendosur që djalin e tyre ta pagëzojnë me emrin, Efehan.

Tani e kanë bërë edhe postimin e parë modelja dhe aktori me djalin e tyre në krahë. Kaq të lumtur po duken ata.

Komento: