Alvisa tregon për herë të parë arsyen pse u nda nga Bashkimi

10:19 | 12 Shkurt 2022

Alvisa rrëfen arsyet e ndarjes nga Bashkimi

Alvisa Qarri dhe Bashkim Sahiti ka disa javë që janë ndarë.

Kjo prishje e raporteve ka ardhur pas daljes nga emisioni si një çift në njohje.

Deri më tani për këtë ndarje ka reaguar vetëm Bashkimi.

Por siç duket tashmë përgjigje në pyetje ka dhënë edhe Alvisa.

Ajo ka treguar se arsyejet e ndarjes nuk ka qenë asgjë madhore vetëm disa detaje të vogla.

“Unë dëshiroja përkushtim ndryshe, kohë më tepër që të kisha më shumë afër, pasi ai atje unë këtu. Nuk e di nashta unë jam mësuar pasi kam pasur lidhje serioze e ai jo. Mund të them se jemi ndarë për disa gjëra krejt të vogla, por nganjëherë këto rriten” ka thënë ajo për Prive.

Mirëpo Alvisa më tej tha se nuk ka ndonjë person të tretë në këtë mes siç është pretenduar.

Madje ajo e pyetur nëse do të këtë një rikthim tha se jetës nuk i dihet.

Komento: