Ambasadori Hovenier sonte ekskluzivisht në “Rubikon” në Klan Kosova

15:40 | 03 Korrik 2024
ambasadori-hovenier-sonte-ekskluzivisht-ne-“rubikon”-ne-klan-kosova

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot ka qëndruar në Klan Kosova, i ftuar për një intervistë në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin.

Ambasadori amerikan në Klan Kosova

Mirëseardhje në televizion i ka uruar edhe Shkëlqim Devolli, aksionar i Devolli Corporation.

Ambasadori amerikan viziton Klan Kosovën
Ambasadori amerikan viziton Klan Kosovën

Intervista e Hovenierit në Klan Kosova të cilën mund ta ndiqni nga ora 20:45 vjen një ditë para se vendi i tij të festojë 248 vjetorin e pavarësisë.

Të martën në ceremoninë e organizuar në ambasadën amerikane në Prishtinë për nder të kësaj dite, i dërguari i Uashingtonit në Prishtinë tha se SHBA-ja ndihet krenare për mbështetjen ndaj Kosovës gjatë këtij çerekshekulli.

Komento: