Ambasadori i ri amerikan në Kosovë: Do t’i fuqizojmë e thellojmë marrëdhëniet mes dy vendeve tona

10:17 | 20 Nëntor 2021

Kosova tashmë ka një ambasador të ri të SHBA.

Pas konfirmimit si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është lajmëruar për herë të parë në rrjete sociale.

Reagimi i tij ka ardhur pas një postimi të Enver Hoxhajt të PDK’së, i cili e uroi për konfirmimin e tij në këtë pozitë.

Hovenier ka thënë se po pret që të kthehet në Prishtinë dhe të punojë me homologët e tij nga Kosova për t’i thelluar më tej marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

“Faleminderit! Pres të kthehem në Prishtinë dhe të punoj me homologët e mi nga Kosova për t’i fuqizuar e thelluar më tej marrëdhëniet ShBA – Kosovë”, ka shkruar Hovenier.
Ndryshe, në korrik të këtij viti, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka nominuar për ambasador të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier. Njoftimi ishte bërë nga ana e Shtëpisë së Bardhë.

Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e pati dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Komento: