Ambasadorja Çitaku: Po kthehem në shtëpi

15:43 | 07 Tetor 2020

Vlora Çitaku ka reaguar pas vendimit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi që ta lirojë nga pozita e ambasadores së Kosovës bë Uashington.

Çitaku e cila në dokumentin e siguruar nga Reporteri, dëshmohet se vetë ka kërkuar nga presidenti Thaçi që ta lirojë nga pozita e ambasadores, ka thënë se ka qenë nderi i jetës së saj që përgjatë pesë viteve të shërbejë në këtë post.

Ajo ka falënderuar edhe institucionet e Kosovës, për besimin e dhënë.

Është zyrtare. Pas më shumë se pesë viteve në Washington DC, ka ardhur koha që unë të kthehem në shtëpi.

Përfaqësimi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka qenë nder i jetës time. Dëshiroj të falënderoj institucionet e Kosovës për besimin që më kanë dhënë gjatë kësaj kohe.

Isha shumë e privilegjuar gjithashtu që të prezantoj historitë mahnitëse të rinisë kosovare në Washington DC dhe në gjithë SHBA.

Faleminderit të gjithë të rinjve që në kanë inspiruar. Të isha kampion i juaj ka qenë gëzim i madh. Të gjithë miqve të mi në DC dhe në SHBA, faleminderit për shoqërinë dhe bashkëpunimin tuaj.

Edhe pse pandemia ka limituar opsionet e mia, unë do të provoj të takoj disa nga ju përpara se të shkoj. SHBA faleminderit që më pranuar, Kosovë ja ku po vij”, ka shkruar Çitaku.

Çitaku do të vazhdojë të qëndrojë në Uashington deri në emërimin e ambasadorit të ri.

Komento: