Ambasadorja e Izraelit falënderon kosovarët që ndezën qirinj për qytetarët e vrarë nga Hamasi

23:13 | 12 Tetor 2023
ambasadorja-e-izraelit-falenderon-kosovaret-qe-ndezen-qirinj-per-qytetaret-e-vrare-nga-hamasi

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka ndarë pamje nga organizimi i ndezjes së qirinjve në Prishtinë, për nder të viktimave nga sulmi i Hamasit në Izrael.

Ambasadorja Ziv, ka falënderuar të gjithë ata që u janë bashkuar këtij organizimi.

“Qytetarët e Kosovës organizuan ndezjen e qirinjve për nder të viktimave të sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael. Faleminderit të gjithëve që iu bashkuan kësaj nisme! Ne qëndrojmë me Izraelin”, shkroi ajo krahas fotografive të publikuara.

Komento: