
Carlo Ancelotti, ka marrë një lajm të keq.
Napoli barazoi ditën e djeshme ndaj Spal 1-1 në transfertë. Sikur të mos majftonte vetëm rezultati negativ, skuadra e drejtuar nga Ançelotti ka humbur një prej titullarëve.
Kevin Malcuit la fushën e lojës i dëmtuar dhe ditën e sotme pas kontrolleve mjekësore është zbuluar edhe gjendja e tij.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka pësuar një goditje të fortë në gjurin e djathtë dhe klubi ka njoftuar se Malcuit ka probleme me ligamentin e gjurit dhe mund të mungojë për shumë kohë. Me dëmtimin e tij mbrojtja e Napolit është në emergjencë totale pasi edhe Hysaj, Manolas dhe Ghoulam janë të dëmtuar, por dëmtimi i Malcuit është më serioz.