Angli-Çeki, i pranishëm do të jetë ylli i madh

15:32 | 30 Tetor 2019

Arbër Zeneli, do jetë i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës në Futboll do ta presë Kombëtaren e Anglisë në një ndeshje të rëndësishme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020.

Gazeta “Lajm” nga Maqedonia e Veriut nga burime të saj mëson se këtë ndeshje nga tribuna do ta ndjekë edhe ylli i Kosovës dhe skuadrës franceze Reims, sulmuesi Arbër Zeneli.

Ai një ditë para lojës do t’i vizitojë futbollistët për t’i motivuar për të arritur një fitore historike.

Komento: