Anglia vjen për fitore në Prishtinë, e publikon listën për ndeshjen me Kosovën

15:34 | 07 Nëntor 2019

Kosova e pret Anglinë me 17 nëntor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Trajneri Gareth Southgate e ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për Anglinë në dy ndeshjet e nëntorit për kualifikime në Kampionatin Evropian të vitit 2020, përfshirë atë përmbyllëse kundër Kosovës.

Në ekipin kombëtar anglez janë rikthyer Callum Hudson-Odoi, John Stones dhe Alex Oxlade-Chamberlain për ndeshjen përmbyllëse në Grupin A kualifikues kundër Kosovës më 17 nëntor në Prishtinë.

Mbrojtës i Evertoni Michael Keane, që luajti në fitorën e Anglisë 5:3 kundër Kosovës në ndeshjen e parë në Southampton, nuk është ftuar.

Anglia e pret Malin e Zi në Wembley më 14 nëntor, dhe i duhet vetëm barazimi, apo humbja e Kosovës kundër Çekisë, për ta siguruar kualifikimin në Euro 2020.

Kosova do të luajë në udhëtim në Pragë kundër Çekisë, në një duel të drejtpërdrejt për fatin e Kombëtares së dytë në grup që e siguron kualifikimin, para se ta presë Anglinë në Prishtinë më 17 nëntor.

Kombëtares dardane i duhet me patjetër fitorja kundër Kombëtares çeke për ta mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim pikërisht në ndeshjen përmbyllëse të grupit kundër Anglisë.

Skuadra e Anglisë:

Portierë: Tom Heaton, Jordan Pickford, Nick Pope

Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold, Ben Chilwell, Joe Gomez, Harry Maguire, Tyrone Mings, Danny Rose, John Stones, Fikayo Tomori, Kieran Trippier

Mesfushorë: Ross Barkley, Fabian Delph, Jordan Henderson, James Maddison, Mason Mount, Alex Oxlade-Chamberlain, Declan Rice, Harry Winks

Sulmues: Tammy Abraham, Callum Hudson-Odoi, Harry Kane, Marcus Rashford, Jadon Sancho, Raheem Sterling, Callum Wilson

Komento: