Arben Vitia: Në Prishtinë rezultat i ngushtë, besojmë se do të jetë në favorin tonë

20:28 | 14 Nëntor 2021

Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia në një konferencë për media ka pranuar që në Prishtinë është një rezultat i ngushtë mes tij dhe kandidatit të LDK-së, Përparim Rama, por ka shtuar se besojnë që do të jetë favorizues për ta.

“Është rezultat pothuajse si në exitpolle, është rezultat shumë i ngushtë por, derisa të numërohen të gjitha votimet nuk mund të japim rezultat”, ka thënë ai.

Ai ka treguar se janë duke pritur rezultatet përfundimtare.

“Ne jemi duke pritur rezultatin dhe posa të marrim rezultatin përfundimtare do të dalim dhe të iu njoftojmë me rezultatet përfundimtare. Është dikund që jemi rreth 2 pikë para LDK-së, dhe tani janë duke u numëruar votat nga komisionarët që po vazhdojnë me vigjilencë që të numërojnë çdo votë që të mos ketë asnjë mundësi që ndonjë votë të shkojë dëm”, ka deklaruar Vitia.

Komento: