Arbër Hajdari tregon dy arsyet se përse u bë opinionist i “Big Brother VIP”

23:44 | 24 Shkurt 2022

Opinionisti i “Big Brother VIP”, ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Arbër Hajdari, ndër të tjera ka treguar edhe arsyet se përse ka vendosur të ishte opinionist i këtij spektakli.

Ai tha se arsyeja e parë ka qenë të iu tregojë të gjithëve se cili ka qenë mendimi i tij për shoqërinë, vlerat morale e ato njerëzore.

Ndërsa, arsyeja e dytë ka qenë që të komentoi lojën e banorëve aty brenda pa dallime.I

Postimi i plotë i Arbër Hajdarit:

Të nderuar miq,Në 5 tetor të vitit që lamë pas, pranova ftesën për të marrë pjesë në programin televiziv “Big Brother Vip”.

Nuk ishte e lehtë për mua që gjatë këtyre muajve të ndiqja misionin tim me Fundjavën dhe gjithashtu këtë program.

Mora pjesë sepse:

Së pari,doja ti tregoja shqiptarëve se çfarë mendimi kam për shoqërinë, për vlerat qytetare, morale, njerëzore, intelektuale,çfarë besoj e përfaqësoj, për tema të ndryshme.

Së dyti për të komentuar drejt, pa dallime, pa paragjykime,lojën e banorëve në shtëpi. Në fakt të qënit opinionist në këtë program kaq të ndjekur nuk ishte e lehtë, ishte një sfidë e imja.

Shpresoj që gjatë gjithë kësaj kohe, të jem treguar i drejtë me mendimet e mia. Ju faleminderit të gjithëve për komentet e mesazhet e shumta gjatë gjithë kësaj kohe.

Komento: