Është lojtari më i mirë i Kosovës për vitin 2018-të.
Arbër Zeneli do të jetë i pranishëm në stadium për ta përkrahur Kosovën në ndeshjen ndaj Anglisë.
Ylli i Reimsit është në Kosovë ku sot do ta shikojë nga shkallët e stadiumit ndeshjen me Anglinë.
Por, ai gjatë ditës është parë në vendlindjen e tij, në Mitrovicë, ku ka kaluar kohë me të afërmit e tij.
Ndryshe, Zeneli më parë kishte konfirmuar se do të rikthehet në fushat e gjelbra nga janari i vitit 2020.