Arifi: Më është imponuar të merrem me Albin Kurtin

21:43 | 14 Dhjetor 2023
arifi:-me-eshte-imponuar-te-merrem-me-albin-kurtin

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se atij i është imponuar të merret me kryeministrin Albin Kurti.

Arifi është kritik ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, gjë që thotë ta ketë bërë “albinolog”.

“Unë jam albinolog i imponuar jo i zgjedhur, mua më është imponuar të merrem me Albinin. Unë kam qenë kritik qysh në vitin e parë kur jam bërë kryetar, kur i kam njoftuar qytetaret me Kosovën”, ka thënë ai.

Më 17 dhjetor mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe shqiptarët do të garojnë në dy lista./Express

Komento: