
Edhe dy të arrestuar për kazinotë ilegale në Karaçevë.
Edhe dy persona janë arrestuar në Karaçevë, që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme, konkretisht të “Organizimit të Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.
Po ashtu Policia, në koordinim të ngushtë edhe me prokurorin e shtetit, pas intervistimit të dëshmitarëve dhe mbledhjes së provave materiale, ka identifikuar edhe dy të dyshuar tjerë.
“Sot, më 21.12.2021, janë arrestuar dy persona të dyshuar që ishin në kërkim policor, pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarve dhe në prezencë të avokatëve mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë”.
“Në vazhdën e veprimeve hetimore nga ana e Policisë së Kosovës-Drejtoria Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë edhe me prokurorin e shtetit, pas intervistimit të dëshmitarëve dhe mbledhjes së provave materiale, ka identifikuar edhe dy të dyshuar tjerë që kanë qenë të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme, konkretisht të ‘Organizimit të Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.