Arrihet marrëveshja, Giroud te gjiganti italian

21:48 | 13 Dhjetor 2019

Sulmuesi i Chelsea, Olivier Giroud është afër arritjes së një marrëveshje me Interin, pretendon L’Equipe.

33-vjeçari ka rënë poshtë renditjes në në Stamford Bridge nën Frank Lampard, duke luajtur vetëm shtatë herë këtë sezon,përcjell ORAinfo.

Ai më pas është lidhur me një transferim të janarit në Inter, të cilët kanë nevojë për përforcime, veçanërisht në sulm, pasi Alexis Sanchez është lënduar.

Tani, L’Equipe po raporton se Giroud është në prag të dakordimit të kushteve personale me Nerazzurri./ORAinfo/

Komento: