Arrihet marrëveshja, Piatek bëhet me skuadër të re

07:50 | 30 Janar 2020

Mungon vetëm zyrtarizimi, sulmuesi polak i Milanit bëhet me skuadër të re.

Një marrëveshje është arritur për transferimin e sulmuesit Krzysztof Piatek nga Milani te Hertha e Berlinit.

Sky Italy raporton se Milani ka pranuar ofertën e klubit gjerman prej 27 milionë euro.

Pritet që Piateku të fluturojë për në Berlin sonte ose nesër në mëngjes, për të kompletuar këtë transferim.

Në garë për Piatekun ishte edhe Tottenhami, që e donte polakun në formë huazimi, por Milani donte vetëm largimin e tij të plotë.

Komento: