
Duket se Milan, ka lënë me një anë ditët e vështira.
Milan arriti një fitore të vështirë në transfertë ndaj Parmës, duke u kthyer kështu tek rezultatet pozitive.
Goli i fitores për kuqezinjtë u shënua nga ish madrileni Theo Hernandez, i cili u zgjodh gjithashtu dhe lojtari i ndeshjes.
Pas fitores së sotme për mikrofonat e Sky Sport foli kapiteni i kuqezinjve Alessio Romagnoli, i cili përgëzoi Theo Hernandezin për golin.

“Ne kemi krijuar shumë raste, por nuk kemi arritur ti shënonim derisa erdhi Theo. Një bravo e madhe për Theo. Kjo ndeshje ishte tepër e rëndësishme për ne, duke thyer dhe tersin. Ne duhet të vazhdojmë të luajmë kështu dhe të fitojmë siç bëmë sot. Në jemi duke bërë mirë çdo ditë në stërvitje, gjëja e rëndësishme është të mos humbasim shpirtin e skuadrës. Siç bëmë dhe sot”, u shpreh Romagnoli.