Arsenal gjen zëvendësuesin e Ozil

17:25 | 31 Tetor 2019

Mesut Ozil nuk do të jetë më pjesë e Arsenalit.

Arsenal raportohet se janë të gatshëm të sfidojnë Manchester Cityn për lojtarin e Real Madridit, Iscon.

Unai Emery po kërkon një zëvendësim të Mesut Ozil, dhe Isco shihet si një alternativë shkruan Mundo Deportivo, përcjell lajmi.

Ozil do të largohet nga Arsenal qoftë në afatin kalimtar të janarit apo atë të verës, pavarësisht që ju dhanë disa minuta në sfidën e EFL Cup kundër Liverpoolit.

Një transferim në Premierligë te Arsenal do të preferonte edhe Isco, i cili është paraqitur në vetëm pesë ndeshje te Real Madrid këtë sezon.

Tani Arsenalit i mbetet të arrijë marrëveshje me Real Madridin, që nuk do të heqë dorë nga Isco nëse për shërbimet e tij nuk paguhen të paktën 60 milionë euro.

Komento: