Arsenal merr vendim të papritur për Emery

14:42 | 24 Nëntor 2019

Arsenali nuk ka në plan të marrë një vendim të shpejtë për të ardhmen e menaxherit ,Unai Emery.

Me Topgjinjët që kanë regjistruar vetëm dy fitore nga 10 ndeshjet e tyre të fundit në Premier League, ka bërë që të ketë rritje të thirrjeve që Emery të hiqet nga pozicioni i tij,përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, pavarësisht atmosferës negative në Stadiumin e Emirates, The Independent pretendon se Spanjolli mbetet i sigurt për të ardhmen e tij.

Raporti thotë se Raul Sanllehi dhe Edu synojnë t’i japin Emery të paktën tre javë të tjera për të kthyer klubin në rrugën e drejtë.
Arsenali aktualisht ulet në pozitën e shtatë, tetë pikë nga rivalët e qytetit, Chelsea./ORAinfo/

Komento: