Arsenali mposht leht Guimaresin, Pepe shkëlqeu

23:02 | 24 Tetor 2019

Super Pepe ia mundëson Arsenalit fitoren ndaj Guimaresit

Nicolas Pepe me dy supergola nga gjuajtjet e lira ia ka mundësuar Arsenalit të përmbysë rezultatin ndaj Guimaresit për të marrë tri pikët e reja në Ligën e Evropës.

“Topçinjtë” fituan ndeshjen me rezultat 3 me 2, me transferin më të shtrenjtë në histori të klubit që doli si hero i ndeshjes.

Mysafirët mbyllën pjesën e parë me epërsi 1 me 2 me golat e Edwardsit dhe Duartes. Tek Arsenali shënoi Martinelli.

Ndërsa në pjesën e dytë, Pepe u inkuadrua në minutën e 75-të dhe në minutat 80 dhe në kohën shtesë me dy gola nga gjuajtjet e lira ia siguroi fitoren e tretë Arsenalit.

Arsenali i prin Grupit F me nëntë pikë. Eintracht Frankfurti është i dyti me gjashtë, ndërsa St. Liege i treti me tri. Guimares mbyll grupin pa pikë.

Komento: